Produkte për Diasporën
Zgjidh më mirë. Vendos më zgjuar. Krahaso dhe zgjidh opsionin më të mirë për ty si emigrant në një vështrim të vetëm.
Kjo platformë është krijuar posaçërisht për emigrantë shqiptarë që dëshirojnë të krahasojnë produktet bankare në Shqipëri si dhe për zgjedhjen e bankave të përshtatshme për hapjen e llogarive, kredi, karta dhe shërbime të tjera financiare.
Ne nuk shesim produkte bankare dhe nuk marrim komisione për vendosjen e një banke në krye të listës. Renditja dhe rezultatet e krahasimit nuk ndikohen nga pagesat. Të gjitha produktet janë të disponueshme për emigrantë.